“I lumtur që luajta përkrah Lukakut”, Beloti: Ne jemi Roma dhe besojmë te suksesi final

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 14:06

“I lumtur që luajta përkrah Lukakut”, Beloti: Ne jemi Roma dhe besojmë te suksesi final

Andrea Beloti duket shumë i uritur në këtë sezon dhe këtë e konfirmoi jo vetëm me dy golat në fushën e lojës ndaj zviceranëve të Servetes, por edhe me fjalët e tij pas sfidës.Beloti

“Në pjesën e dytë hymë me ritmin e duhur në fushën e lojës, aq sa për 10-15 minuta arritëm që të shënonim tri herë dhe të mbyllnim takimin. Ky shpirt duhet të na shoqërojë edhe më shpesh, pasi ne cilësitë i kemi, thjesht nuk arrijmë që t’i bashkojmë ato së bashku në kohën dhe momentin e duhur gjithmonë. Gjithsesi, sivjet duket qartë se është një Romë ndryshe, pasi edhe afrimi i Lukakut ka shtuar gjëra shumë pozitive dhe unë jam i lumtur që luajta përkrah atij. Ku mund të mbërrijë Roma? Ne jemi një klub i madh, ndaj duam jo vetëm vendin e parë në grup, por edhe trofeun”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"