“I kemi marrë 4 pikë Egnatias”, Gvozdenoviç i kënaqur: Por e vërteta është që kemi oshilacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 19:52

“I kemi marrë 4 pikë Egnatias”, Gvozdenoviç i kënaqur: Por e vërteta është që kemi oshilacione

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, nuk e ka fshehur lumturinë e tij për atë që ka shfaqur skuadra ndaj Egnatias duke u marrë një tjetër pikë në barazimin 1-1 rrogozhinasve pretendentë për titull, pasi i mundi në fazën e parë.

gvozdenovic

“Mund të them jam i kënaqur me një pikë sepse kur jemi hapur në ndeshje 0-1 nuk është e thjeshtë, është e fortë, edhe me një kundërshtar si Egnatia. Për mendimin tim, çunat i meritojnë të gjitha dhe ne provuam gjithçka. Në fillim ishim me 4-3-3 dhe pastaj 3-5-2 dhe në 20 minuta morëm rrezik me 3-4-3 dhe erdhi goli. Mund të them që jam i kënaqur edhe me një pikë.

Sot ishim pa Prençin dhe Liçon, kjo ishte arsyeja se pse ndryshova sistemin. Ndoshta kishim mundësi edhe për 2-1 por prapë mos harrojmë, edhe Egnatia ka cilësi. Në 5 minutat e fundit të them të drejtëm isha me një mendim si të rrimë mbrapa në ekuilibër. Nëse kemi mundësi për golin jemi mirë, nëse jo, edhe me një pikë jemi të kënaqur.

Për momentin kemi vetëm Sebastine, që është sulmues tipik 9, dhe të tjerët janë më shumë lojtarë krahu se sulmues. Kjo ndoshta është arsyeja pse jemi dobët në fazën sulmuese. Por kjo është situata deri tani.

Ndaj Egnatias nga 6 pikë, ne i kemi 4 ndaj tyre.

Kemi oshilacione, kjo është e vërteta se nuk kemi ende eksperiencë në Superiore dhe kjo është minus për ne. Por mund të them se edhe me barazimin sot lojtarët e kuptuan çfarë është e rëndësishme, që janë pikët, se Superiorja është shumë e fortë. Prapë kemi Dinamon përballë shumë shpejt, por pozitive është që na kthehen lojtarë. Do punojmë për këto gjëra, do bëjmë më mirë në vazhdimësi”, tha Gvozdenoviç për “MCN” në mbyllje të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"