I ka mbaruar kontrata, mesfushori Sulovari i paqartë për të ardhmen te Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 15:16

I ka mbaruar kontrata, mesfushori Sulovari i paqartë për të ardhmen te Lushnja

Mesfushori Henri Sulovari iu bashku Lushnjës në merkaton e dimrit dhe në lidhje me këtë lëvizje dhe të ardhmen për “Panorama Sport” fieraku u shpreh: “Sezoni nuk na shkoi dhe aq mirë, por diçka më pëlqeu.

sulovari

Ekipi luante mirë dhe bënte lojë të bukur, por nuk kam mbetur shumë i kënaqur. Fakti që fituam në “play-out” nuk më gëzoi shumë, pasi Lushnja nuk e meritonte të ishte aty. Në janar bëra një lëvizje të mirë, nga Besa te Lushnja. Pas një pushimi të shkurtër po përgatitem individualisht që të mbaj trupin në formë.

Me Lushnjën pata kontratë 6-mujore, që më ka mbaruar, por i jam mirënjohës trajnerit Magani dhe stafit të tij. Faleminderit çunave dhe tifozërisë së mrekullueshme që ka Lushnja. Për vazhdimësinë te Lushnja nuk e di dhe nuk e kam vendosur akoma”.

Alban Alushi -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"