I jep “zgjidhje” mungesës së Tomës, Bubeqi: Mjafton edhe një barazim në Pukë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 11:06

I jep “zgjidhje” mungesës së Tomës, Bubeqi: Mjafton edhe një barazim në Pukë

Të vetëdijshëm për vështirësinë që i pret në Pukë, Burreli shpreson që të paktën të mos dalë duarbosh. Idealja do të ishin pikët e plota, por edhe barazimi do t’i kënaqte. Këtë e thotë edhe Dorian Bubeqi pak orë para kësaj transferte.

Bubeqi

Trajneri “qan” vetëm mungesën e Donati Tomës (që u ndëshkua me karton të kuq një javë më parë), e megjithatë direkt e ka gjetur zgjidhjen. Në vend të tij ka menduar që të aktivizojë Klajdi Kryemadhin. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, evidenton se grupi ka punuar shumë dhe është më shumë se gati për ta përballuar me sukses këtë 90-minutësh.

“Sapo u dhamë dorën e fundit përgatitjeve për javën e 15-të. Luajmë me Tërbunin nesër (sot) dhe e dimë që do të jetë një transfertë e vështirë. Do ta nisim lojën me ata futbollistë që e nisën edhe një javë më parë, me përjashtim të Tomës. Ai na mungon për shkak të ndëshkimit që mori ndaj Lushnjës, por kam menduar që ta zëvendësoj me Kryemadhin. Ekipi niset që sot (dje) për në Pukë, ku dhe do të akomodohet. Shkojmë atje me synime të qarta, për të marrë një rezultat pozitiv. Për këtë jemi përgatitur dhe do të bëjmë të pamundurën për ta arritur”, përfundon prononcimin e tij kavajasi i stolit të matjanëve, që në dy javë ka marrë 4 pikë.

MARTIN DEDAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"