I huazuar nga Vlora në Krujë, Albi Metani: Kastrioti nuk e meriton të rrezikojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 13:34

I huazuar nga Vlora në Krujë, Albi Metani: Kastrioti nuk e meriton të rrezikojë

Albi Metani është i huazuar te Kastrioti, por 20-vjeçari vlonjat e ndjek Flamurtarin dhe ka bindjen se me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, të besuarit e trajnerit Memushi i kanë të gjitha mundësitë për t’u ngjitur në Superiore.

albi metani

Ai pohon se Flamurtari është në presion, ashtu sikundër edhe Kastrioti ku luan. “Flamurtari ka presion për t’u ngjitur, ndërsa Kastrioti ka presion se mos bie. E rëndësishme është që të punosh fortë dhe t’i bësh ballë çdo gjëje. Duhet që t’i marrësh ndeshjet me radhë, sepse çdo gjë ndodh. Flamurtari duhet të japë maksimumin të ngjitet, ndërsa Kastrioti që të qëndrojë në të Parën, pasi nuk na shkon për shtat që të biem nga kategoria.

Ndeshja me Elbasanin mund të jetë ndër takimet më të bukura që ka luajtur Flamurtari këtë sezon. Kanë një skuadër me elementë cilësorë dhe besoj se edhe me Bylisin do të japin maksimumin. Uroj që dy skuadrat e mia (Flamurtari dhe Bylisi) t’i arrijnë objektivat sezonal, që kanë të bëjnë me Superioren dhe mbijetesën në Kategorinë e Parë”, u shpreh për “Panorama Sport” mesfushori me tipare sulmuese, Albi Metani.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"