I huaji më i mirë në historinë e klubit rumun, Demollari zbulon prapaskenën e bujshme: Kam kaluar dy muaj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 23:15

I huaji më i mirë në historinë e klubit rumun, Demollari zbulon prapaskenën e bujshme: Kam kaluar dy muaj në…

Legjenda Sulejman Demollari, i cili është vlerësuar si lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur ndonjëherë për Dinamon e Bukureshtit, në një rrëfim të bërë së fundmi se zbuluar prapaskenat e bujshme se si ai ishte një hap larg një tradhtie historike, duke pranuar se kaloi dy muaj në kampin stërvitor me Steauan e Bukureshtit. 

Demollari

Dinamo për pak rrezikoi të humbiste lojtarin më të mirë të huaj në historinë e klubit.  Demollari mbërriti te Dinamo e Bukureshtit në verën e vitit 1991, nga Dinamo e Tiranës. Ai debutoi më 25 gusht, kur Dinamo mposhti 6-0 Petrol, ndeshje në të cilën shqiptari shënoi dy gola dhe dha një asistim vendimtar.  Demollari fitoi titullin pikërisht atë sezon. 

“Kam kaluar 2 muaj në kamp me Steauan. Kur filloi kampionati, u ktheva te Dinamo. Në sezonin 1994/1995 qëndrova 3-4 muaj dhe më pas shkova në Greqi. Dinamo kishte probleme. Në shtator, Dorinel, Selymes dhe shumë të tjerë u larguan. Më erdhi një ofertë nga Panionisi dhe më la të shkoja. Nuk ishte Vasile Ianul, kishte probleme. 

demollari5

Më vjen keq që tani Dinamo nuk po ecën si në kohën tonë. Unë flas me djemtë, me Mihalin, Panën, Mihaeskun. Kaluam vite të bukura. Pastaj fituam kampionatin pa humbur asnjë ndeshje. 

Është shumë e dhimbshme të shohësh Dinamon kështu, sepse meritojnë më shumë. I përshëndes të gjithë, mbështetës, gazetarë. Kam  kujtime të shkëlqyera. Rumania është shtëpia e dytë. Vajza ime ka lindur në Bukuresht”, ka treguar Demollari në një intervistë të dhënë për mediat rumune.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"