I dhuroi fitoren Teutës në transfertën me Skënderbeun, Gjini: Ecim me këmbë në tokë, po krijoj vazhdimësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 13:10

I dhuroi fitoren Teutës në transfertën me Skënderbeun, Gjini: Ecim me këmbë në tokë, po krijoj vazhdimësi

Tri pikë shumë të rëndësishme arriti të marrë Teuta në Korçë dhe kjo për meritë të Elmando Gjinit. Mbrojtësi 197 cm i durrsakëve shënoi golin që ndëshkoi Skënderbeun. Pas ndeshjes Gjini është shprehur i lumtur për golin dhe fitoren.

Gjini duke festuar golin e shënuar në Korçë

Gjini duke festuar golin e shënuar në Korçë

“Morëm 3 pikë të rëndësishme. Asgjë nuk është rastësi, por punë e përkushtuar dhe ndjenjë maksimale përgjegjësie nga të gjithë çunat. Ne do ecim me këmbë në tokë, pa ndrojtje përballë çdo kundërshtari të radhës. Sa i përket golit, jam shumë i lumtur pasi tashmë po krijoj vazhdimësi në kampionat. Por, më vjen mirë që goli im shërbeu për fitore”, u shpreh Gjini fillimisht.

Më pas ai foli për menaxhimin e fitores në Korçë.

“E dinim që përballë kishim një ekip të mirë, por e vlerësuam në maksimum pasi për ne ishte ndeshje me rëndësi sepse na dha mundësinë të marrim pikët që na duheshin aq shumë. Pas golit e menaxhuam si duhet dhe në fund festuam. Ishim shumë të qetë duke mos u vënë në vështirësi për të mos pësuar”, përfundon Gjini për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"