I dhuroi fitoren Milanit, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola nga stoli sesa… Okafor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 22:59

I dhuroi fitoren Milanit, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola nga stoli sesa… Okafor

Noah Okafor u shndërrua në heroin e Milanit, mbrëmjen e sotme, teksa shënoi golin e fitores në triumfin 0-1 ndaj Lacios.  

OKAFOR

Zvicerani u hodh në fushë në minutën e 71-të duke zënë vendin e Adlit, teksa në minutën e 88-të, arriti të shënonte golin e vetëm të sfidës.  

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola nga stoli sesa Okafor në Serinë A këtë sezon. Plot 4 herë e ka gjetur sulmuesi i Milanit rrugën e rrjetës kur është futur nga stoli. Po aq gola kanë shënuar edhe Joviç dhe Lautaro Martinez, kur janë aktivizuar nga stoli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"