I dhuroi fitoren Besës ndaj Skënderbeut, Redi Veriu: Jemi ekip sakrificash, pikët mëse të merituara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 16:54

I dhuroi fitoren Besës ndaj Skënderbeut, Redi Veriu: Jemi ekip sakrificash, pikët mëse të merituara

Besa ka arritur t’ia shtyjë festën e titullit ekipit korçar, duke e mundur atë minimalisht 1-0. Goli i sulmuesit Redi Veriu, i shënuar në fillim të takimit, u mbrojt me shumë sakrifica nga të besuarit e Gugash Maganit.

gjklfjf

Korçarët në 3 raste patën shanse ideale goli, por Besa duket se kishte edhe fatin me vete. Sulmuesi Veriu e çmoi kështu këtë fitore: “Së pari, jam i lumtur që arrita të shënoj pikërisht në një përballje që për ne vlente më shumë se 3 pikë. E dinim se Skënderbeu do të luante për vlera morale, ndërsa objektivi ynë kërkonte sakrificë dhe qetësi për të mos pësuar gol. Nuk e patëm aspak të lehtë, pasi korçarët në 3 raste mund të na kishin ndëshkuar. U mbrojtëm me forca të shumta deri në minutën e fundit shtesë dhe ia dolëm”, deklaroi Veriu për “Panorama Sport”.

Me këtë fitore të Besës, tashmë do t’i mjaftojë edhe një barazim me Burrelin në shtëpi për ta mbyllur këtë sezon pa telashe. Për sulmuesin Veriu, në këtë fitore Besa pati edhe fat, pasi duhet pranuar se Skënderbeu nuk luajti aq fort si herët e tjera, ndoshta edhe për shkak të gëzimit, që tashmë janë në elitë.

“Do të isha hipokrit të mos pranoja se përtej lojës së korçarëve, rasteve të shënimit, nuk ishte ai Skënderbe agresiv si në takimin e parë. Ndoshta ka ndikuar edhe momenti, pasi ata tashmë janë pjesë e Superiores. Ne shfrytëzuam këtë epërsi psikologjike që kishim, pasi e kërkuam më shumë fitoren. Ndërkohë e përsëris se Skënderbeu vërtet nuk luajti fort, por nuk na fali asgjë, pasi sikurse e patë në 3 raste kemi shpëtuar me fat. Ky është futbolli dhe nganjëherë kush ka motivimin më të fortë edhe ia del. Tani na mbetet vetëm të mundim Burrelin dhe e mbyllim sezonin. Nuk do të jetë një sezon si e donim, por pa luajtur asnjëditë në Kavajë, gjykoj se kemi bërë jo keq”, u shprehsulmuesi.

Redi Veriu ka pasur një minutazh të reduktuar këtë sezon te skuadra kavajase ,sepse gjithsej është aktivizuar 770 minuta dhe ka shënuar dygola.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"