Postuar: Shtator 16, 2023 | 22:33
I dha fund lidhjes me Ferran Torresin, vajza e Luis Enrikes në romancë me Aleks Markezin
Pasi i dha fund lidhjes me Ferran Torresin, Sira Martinez nuk ka humbur dhe ka nisur një romancë të re. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se vajza e Luis Enrikes, tashmë është në një lidhje me Aleks Markezin, pilotin e Dukatit në Moto GP.
Edhe vetë Sira ka postuar një foto në rrjetet sociale me një kapele me numrin 73 të pilotit spanjoll, vëllait të Mark Markezit.
