I dha fitoren Egnatias, Aleksi pas penalltisë së shënuar: Vendosa ta gjuaja sa më lart sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 16:06

I dha fitoren Egnatias, Aleksi pas penalltisë së shënuar: Vendosa ta gjuaja sa më lart sepse…

Albano Aleksi ishte protagonisti i fitores së Egnatias në Kupë kundër Laçit, duke gjetur rrjetën në minutën e fundit falë një 11-metërshi. Mesfushori i rrogozhinasve u shpreh se penalltitë i vendos trajneri se kush i gjuan dhe se ndihet mirë për sigurinë që i dha skuadrës për ndeshjen e dytë.

bandicam 2024-02-21 15-55-29-901

“Ishte një moment shumë i mirë. në ndeshjet e mira besoj të vjen dhe goli. Ekipit i dhashë një frymëmarrje për ndeshjen e dytë. Siguruam të minimumi një gol në ndeshjen e parë.

Penalltitë i vendos trajneri. Isha unë në listë dhe ndihesha më mirë.

Unë s’është se vendos përpara. Vendosa që ta çoja topin sa më lart dhe aty besoj se është e pakapshme për çdo portier”, tha Aleksi për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"