I dha 3 pikët Dinamos ndaj Besës, Bardhi: I lumtur për golin, është fitore me shumë peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 19:56

I dha 3 pikët Dinamos ndaj Besës, Bardhi: I lumtur për golin, është fitore me shumë peshë

Patrik Bardhi shënoi golin e parë për këtë sezon me fanellën e Dinamos.

dina

Një sezon, ku futbollistin blu e kanë shoqëruar dëmtimet e shpeshta, ashtu siç ndodhi edhe me Besën, ku ai nuk mundi të luante deri në fund. Megjithatë, shënoi një gol me peshë, siç shprehet vetë, që e lumturon, sepse e afron Dinamon më shumë me Superioren.

“Për golin jam shumë i lumtur për vetë faktin se i dha fitoren skuadrës në një ndeshje shumë të rëndësishme. Ky gol është për gjithë ekipin, stafin dhe tifozët e Dinamos. Është një moment i kampionatit, ku pikët janë të domosdoshme për ne, ndaj dhe më vjen mirë që me atë gol edhe skuadra sikur u çlirua.

Kuptohet që presioni është më i madh mbi Dinamon, sepse është një klub i madh në Shqipëri, me shumë tituj të fituar dhe një ekip i mirinvestuar. Pak rëndësi ka kush shënon në ndeshje të tilla, rëndësi ka objektivi final i fitores. Jemi të kënaqur që kaluam një pengesë të fortë si Besa, tani të shohim përpara”, theksoi Bardhi për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"