“I dashuruar me Pogradecin”, Viera: Isha ngarkuar psikologjikisht, Abazaj më është bërë baba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 22:50

“I dashuruar me Pogradecin”, Viera: Isha ngarkuar psikologjikisht, Abazaj më është bërë baba

Viera Kosta gjeti më në fund golin. Për javë të tëra nuk po ia dilte, por përballë Shkumbinit u zhbllokua. Braziliani është më i qetë tashmë dhe hapur e pranon që “shterpësia” po e ngarkonte psikologjisht. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ndalet edhe tek e ardhmja, që e sheh të lidhur ngushtë me Pogradecin.

Pogradeci

“Jam ndier shumë mirë pas golit. Më në fund shënova. Nuk ka ndjesi më të bukur sesa të gjesh rrjetën dhe dëgjosh tifozët teksa brohorasin. E kam kërkuar në çdo ndeshje dhe rastet nuk më kanë munguar, po fati donte që të vinte përballë Shkumbinit. Fakti që nuk po zhbllokohesha, po ndikonte psikologjikisht te unë. Jam shumë i lumtur që trajneri nuk hoqi dorë nga unë dhe më besoi. Pogradeci? Është një qytet i mahnitshëm.

Njerëzit, liqeni, ushqimi. Gjithçka këtu më bën të lumtur dhe të gjithë më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë. Abazaj është si një baba për mua. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë përpiqem të jap maksimumin në fushë. Unë i jam borxhli klubit të Pogradecit. Ndaj, edhe të ardhmen e shoh këtu, por jo gjithçka varet prej meje.

E dua këtë qytet dhe të ndihmoj për ta ngjitur këtë ekip në Kategorinë Superiore. E megjithatë, fillimisht le të përqendrohemi te 270 minutat e mbetura. Jemi ende në garë për të kaur vendin e dhjetë dhe shmangim ‘play out’-in. Ndeshjet do të jenë që të gjitha të vështira, por mendoj se mund t’i marrim 9 pikë”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"