I besuan çelësat e mesfushës, ja shifrat e Ramadanit te Leçe
Ylber Ramadani është gjithnjë emë shumë lider në skuadrën e Leçes që po lufton për mbijetesën në Serinë A.
Çelësat e mesfushës i janë besuar shqiptarit, duke dashur që të zëvendësonte një lojtar si Hjulman që ishte protagonist dhe kapiten. Megjithatë, te Leçe nuk janë penduar për ardhjen e Ramadanit, pavarësisht se ka karakteristika të ndryshme, ai po fiton zemrat e të gjithëve me angazhimin dhe shpirtin e tij të lidhjes me këtë fanellë.
Dhe kjo nuk është diçka e vogël. Këtë sezon 27- vjeçari ka shënuar një gol të madh kundër Frozinones në 29 paraqitjet e tij, me një mesatare prej 88 minutash për lojë. Falë ndihmës së Foot data-s, jepen numrat e Ramadanit për ketë sezon deri tani.
Në total, mesfushori ka bërë 36 ndërhyrje me sparkatë kundër kundërshtarëve. Jo keq kur e krahason me rivalët e të njëjtit rol në ekipet që diskutojnë mbijetesën si Duda, Maxhore. Ndërkohë, sa i përket rikuperimeve të topave deri tani, Ramadani kap shifrën e 302 të tillave. Më mirë sesa Ramadani ka bërë Bareneka i Frozinones, konkretisht me 324 topa të fituar.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"