Hysaj si Skela e Bogdani, vetëm 3 lojtarë kanë bërë më shumë se ai me fanellën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 21:45

Hysaj si Skela e Bogdani, vetëm 3 lojtarë kanë bërë më shumë se ai me fanellën kuqezi

Elseid Hysaj ka qenë sot kapiteni i kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë, duke iu bashkuar tashmë me 75 paraqitje të vetmit lojtar në aktivitet i cili kishte më shumë ndeshje se ai me kuqezinjtë deri në takimin e sotëm, Etrit berishës.

shqiperia

Mbrojtësi ka arritur në këtë kuotë edhe dy emra shumë të njohur të kuqezinjve në të kaluarën, si Ervin Skela e Erjon Bogdani, të ndalur të dy në kuotën e 75 ndeshjeve. Duke pasur parasysh se mbrojtësi është vetëm 29-vjecc, sigurisht që ai pritet t’i kalojë të dy ish-futbollistët.

Para tij, me dy ndeshje më shumë është një emër i njohur si Klodian Duro, i cili mban vendin e tretë në podium ndërsa 79 ndeshje janë luajtur nga Altin Lala i cili mban vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve. Të dy këta lojtarë mund të arrihen e kalohen nga Hysaj gjatë këtij edicioni,

Ndërsa do të duhet të presë-pak më shumë për të arritur apo kaluar Lorik Canën, i cili mban rekordin kuqezi me 93 ndeshje me fanellën e kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"