Hysaj optimist për ndeshjen me Francën: Mund të fitojmë, nuk vijmë këtu për të humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2019 | 15:01

Hysaj optimist për ndeshjen me Francën: Mund të fitojmë, nuk vijmë këtu për të humbur

Shqipëria do të përballet me Francën të shtunën në mbrëmje si mysafir në fushën e këtyre të fundit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO2020.shqiperi-france-humbje-2

Në prag të ndeshjes së 7 shtatorit, e përditshmja franceze “France Football” ka marrë në një intervistë të shkurtër kapitenin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili është shprehur: “Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner, ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë.”, theksoi 25-vjeçari.elseid hysaj

Mesa duket në kampin kuqezi mbizotëron optimizmi se mund të marrim pikë ndaj një kundërshtari të fortë siç është Franca, të cilët ia dolën të fitojnë Kupën e Botës, një vit më parë në Rusi. Edhe kapiteni Hysaj beson se Shqipëria ka shanse për të mos dalë pa pikë nga ndeshja që do të zhvillohet në “Stade de France”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"