Hysaj bamirësi në Malësinë e Madhe: Ndihmon shokët e fëmijërisë (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2016 | 21:45

Hysaj bamirësi në Malësinë e Madhe: Ndihmon shokët e fëmijërisë (FOTO)

Pak ditë para fillimit të sezonit të ri me Napolin në Serinë A, Elseid Hysaj rikthehet në vendin e tij të origjinës, por këtë herë jo për të marrë një tjetër titull nderi.

14063907_1195621327169238_9208551679020565684_nMbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka zhvilluar një mision humanitar në Rec të Malësisë së Madhe.

“Ai ka ndihmuar familjen Gjonaj, djemtë e se cilës të mbetur jetim që të vegjël janë në vështirësi të mëdha ekonomike. Duke i njohur që në fëmijëri Hysaj ka menduar që përveçse ti ndihmojë me ushqime dhe veshmbathje të kalojë një ditë të tërë në shoqërinë e tyre. Bravo Kampion!”,-shkruan portali “Realiteti Shkodër News”, që ka postuar edhe dy foto të mbrojtësit kuqezi.

13912351_1195621487169222_1063447584087113580_n

Hysaj ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares në finalet e Europianit. Ai mori edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Zvicrës, pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës.

Rreth një muaj më parë i mori titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, bashkë me sulmuesin Bekim Balaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"