Husein-Gjumsi në balotazh, Qefalija stërvitet me maskë. Ja formacioni i mundshëm i Tiranës sot ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:33

Husein-Gjumsi në balotazh, Qefalija stërvitet me maskë. Ja formacioni i mundshëm i Tiranës sot ndaj Vllaznisë

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Vllazninë sot në “Air Albania”.

TIRANA

Trajneri Orges Shehi dje ka punuar edhe taktikisht. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të kenë kujdes krahët e Vllaznisë, sidomos nëse luajnë Mala dhe Latifi.

Shehi më pas ka analizuar edhe lojën e shkodranëve në të gjithë aspektet e saj.

Është zyrtare që Kristijan Toshevski e ka mbyllur me Superkupën dhe rrezikon edhe Kastrotin, ndërsa në vend të tij do të luajë Huseini ose Gjumsi.

KLEVI QEFALIJA

Gjithçka varet nga ajo që do të vendosë Shehi deri para pak sfidës.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë me Bekajn në portë. Në mbrojtje veç Huseinit, luajnë Najdovski, Behiratçe dhe Ismajlgeci.

Në mesfushë, Aleksi, Deliu dhe Kallaku. Sulmi është i përbërë nga treshja, Hasani, Patrik dhe Xhixha.

Ndryshim kryesor këtë herë është mënyra e lojës, që Shehi mendon të ketë në sfidën me Vllazninë.

Ndërkohë, në seancën e bardhebluve është parë të stërvitet me maskë mesfushori Klevi Qefalija, i cili shumë shpejt do të jetë i gatshëm.

TR (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"