Huntelar zbulon prapaskenat e transferimit të Blind te Bajerni: Iku se talleshin tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 17:20

Huntelar zbulon prapaskenat e transferimit të Blind te Bajerni: Iku se talleshin tifozët

Largimi i Dalei Blind nga Ajaks Amsterdami shkaktoi mjaft dilema nga mediat europiane. Shumë hipoteza filluan të merrnin jetë mbi bazë të versioneve të ndryshme, pa pasur një të pakundërshtueshëm.

BLIND BAJERN

Si fillim, vetë mbrojtësi “Tulipan” e deklaroi prishjen e kontratës me “Harkëtaren” në rrjetet sociale, e cila mori trajta surprizuese në fund të dhjetorit. Më pas ai kaloi te Bajerni me parametra zero, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen me këtë lëvizje plot mister, marrë në konsideratë edhe moshën e Daleit (32 vjeç). Klas-Jan Huntelar ka rrëfyer versionin e tij se nga erdhi ky largim i beftë:

“Tifozët e shanin vazhdimisht Blind dhe kërkonin që ai të mos ishte zgjedhja e parë në repartin e mbrojtjes, çka linte të nënkuptohej se ata dëshironin Taliafigon në atë pozitë. Reagimi në fjalë mori përmasat e një shuplake në fytyrën e Daleit, i cili nuk i bëri dot më ballë dhe zgjodhi opsionin e largimit, si mundësia më e mirë në gjetjen e qetësisë gjatë vazhdimit të karrierës.

Nuk e di nëse ka vepruar drejt apo jo, pasi largimi nga një gjendje e tillë transmeton edhe humbjen”, tha 39-vjeçari. Situata do të ketë efekt nga tifozët e Bajernit, marrë në konsideratë ambiciet e tyre nëse kësaj “drame” nuk i jepet udhë nga 32-vjeçari në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"