Humbja në transfertë, skuadra e Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 18:35

Humbja në transfertë, skuadra e Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Humbja e fundit ndaj i Vorës, i ka kushtuar teknikut të Butrintit vendin si trajner i skuadrës. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

artan bano

Artan Bano largohet kështu nga ekipi sarandiot, pas vetëm 5 fitoresh 6 barazimesh dhe 8 humbjesh dhe duke e lënë ekipin në vendin e 11-të në zonën “Play Out”.

Vendin e tij do ta marrë Adriatik Faslliu deri në fund të sezonit, me qëllimin e vetëm, për të mbajtur Butrintin edhe një vit tjetër në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"