Humbja në derbin e Vlorës me Flamurtarin, trajneri i Orikut: Nuk e prisja të shkonte kështu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 11:22

Humbja në derbin e Vlorës me Flamurtarin, trajneri i Orikut: Nuk e prisja të shkonte kështu…

Arlind Rustemi nuk e kishte parashikuar që të dilte pa pikë nga derbi. Trajneri pohon se “luftën” nuk e kanë me ekipet që kanë objektiv ngjitjen, por një barazim e priste minimalisht përballë Flamurtarit.

ARLIND RUSTEMI

“Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar dhe për pasojë gjithçka u mbyll në barazim të bardhë. Të dyja skuadrat më tepër mbroheshin dhe po studionin njëratjetrën.

Në pjesën e dytë ndodhi ajo që ne nuk e kishim parashikuar pastaj. Kur rezultati ishte 0-0 po fliste në favorin tonë. U munduam aq shumë që ta zhbllokonim ne derbin, por kjo nuk ndodhi.

Ai goli i shpejtë që pësuam e rëndoi psikologjikisht skuadrën. Kur shkuam 2-0 mbaroi loja dhe ishte shumë e vështirë që ta kthenim ndeshjen. Ne ishim përgatitur për rezultat pozitiv.

Objektivin tonë e kemi të qëndrojmë në këtë kategori. Nuk është lufta jonë me ekipet që janë për t’u ngjitur në elitë”, u shpreh mes të tjerash numri një i pankinës së Orikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"