Humbja ndaj Italisë, Kuman: Futbollistët duhet të kenë turp për mënyrën se si luajtën në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 20:24

Humbja ndaj Italisë, Kuman: Futbollistët duhet të kenë turp për mënyrën se si luajtën në pjesën e parë

Holanda u rendit në vendin e 4-të në Ligën e Kombeve për shkak të humbjes 2-3 ndaj Italisë. Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Kuman është shfaqur i mërzitur pas ndeshjes.60203_koeman-ik-heb-hem-gisteren-ook-weer-zien-spelen-daar-zou-ik-niet-bang-voor-zijn

“Në bazë të pjesës së parë jam i shqetësuar. Pavarësisht disfatës ndaj Kroacisë, pati mjaft epërsi dhe pastaj luan një pjesë të parë të tillë. Dhe nuk po flas për futbollin. Por për vullnetin, mentalitetin. Unë fajësoj veten për këtë. Mendoj se kjo është gjëja më e keqe kur një skuadre i mungon kjo. Askush nuk u zemërua me njëri-tjetrin, kjo nuk është e mundur kur shihni golat. Kjo nuk ka të bëjë me taktikat. E urrej këtë. Nuk dua të fajësoj askënd individualisht, por një anësor i djathtë është përgjegjës për njeriun e tij, apo jo? Në këtë rast është Donjell. Duhet të kenë turp për mënyrën se si luajtën në pjesën e parë”,  tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"