Humbja me Slavia Pragën, shpërthen Murinjo: Nuk funksionoi asgjë, ishte ndeshje e tmerrshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 21:49

Humbja me Slavia Pragën, shpërthen Murinjo: Nuk funksionoi asgjë, ishte ndeshje e tmerrshme

Roma u mposht në transfertën me Slavia Pragën dhe pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i verdhekuqve, Zhoze Murinjo.

murinjo

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”.

Çfarë nuk funksionoi?

Asgjë nuk funksionoi, nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur që më pëlqen. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze. Nuk dua të flas më shumë sepse kam folur me lojtarët.

A e komplikon një humbje si kjo përgatitjen për derbin?

Këto janë gjëra krejtësisht të izoluara, kur ke disa lojtarë që janë në një situatë të vështirë, përpiqesh të mendosh për ndeshjen e radhës. Nuk do të thotë se ndeshja e rëndësishme nuk ishte sot, ishte një ndeshje e tmerrshme. Mund të kishim shënoi golin e 1-1 edhe pse ne e meritojmë peshën e humbjes.

I prisnit këto vështirësi?

I prisja këto vështirësi, e përgatitëm ndeshjen me kufizimet që kemi duke lënë jashtë Kristante dhe Dibala. Më pëlqeu Bove, një djalë njëzetvjeçar, por me vetëm një lojtar nuk mund ta fitosh ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"