Humbja e Lacios në Europa Ligë, akuzon Sarri: Tifozët e Fejnordit hodhën qese me urinë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 14:32

Humbja e Lacios në Europa Ligë, akuzon Sarri: Tifozët e Fejnordit hodhën qese me urinë në…

Lacio ka përjetuar vërtet një Ligë Europe të çmendur, duke qenë se në ndeshjen e fundit ndodh që të mundet nga Fejnordi pas një gafe të radhës së portierit Provedel dhe të zbresë në “play off”-et e Ligës së Konferencës si rrjedhojë e vendit të tretë.

SARRI

Por pikërisht nëse sheh renditjen e Grupit F është një çmenduri e vërtetë, duke qenë se të katërta ekipet e kanë mbyllur atë në kuotën e 8 pikëve, por diferencën në renditjen finale e kanë bërë vetëm kriteret e golavarazhit, për të çuar Fejnordin në 1/8-at e Ligës së Europës, Midtjyllandin në “play off”-in me ekipet që zbresin nga Champions, Lacion në “play off”-in e Ligës së Konferencës dhe Shturm Gracin në shtëpi.

Gjithsesi, në Holandë ka qenë një natë me aroma të këqija për italianët dhe kjo nuk është vetëm një mënyrë e thëni. Sepse pas ndeshjes, trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, ka bërë një akuzë shumë të rëndë ndaj tifozëve holandezë:

“Kompromentuam gjithçka në këtë ndeshje të fundit, ku na mjaftonte 1 pikë për të avancuar përpara, por futbolli është edhe ky. Skuadra gjithsesi bëri një ndeshje shumë të mirë, por një episod na dënoi.

Madje, duke mbetur te dënimet, unë shpresoj që tifozët e Fejnordit të dënohen.

Nuk luhet futboll në një atmosferë të atillë, por aq më tepër kur në disa raste, mbi pankinën tonë hidhen qese të mbushura me urine. Kjo ishte diçka e pështirë për t’u pranuar”, përfundoi Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"