Humbi ndjenjat në stadium, drejtuesit e Skënderbeut i shkojnë në shtëpi tifozit korçar dhe i dhurojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 20:58

Humbi ndjenjat në stadium, drejtuesit e Skënderbeut i shkojnë në shtëpi tifozit korçar dhe i dhurojnë…

Momente paniku u regjistruan në datën 29 tetor në qytetin e Korçës, teksa luhej minuta e 68-të e duelit mes Skënderbeut dhe Egnatias, një tifoz korçar, u rrëzua duke humbur ndjenjat në tribunën C të stadiumit “Skënderbeu”, teksa falë ndërhyrjes në kohë rekord të mjekëve të të dyja skuadrave, situata u mor nën kontroll dhe tifozi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës.  

WhatsApp-Image-2023-10-28-at-18.37.16

Ndërkohë ditën e sotme, nën slloganin “Sporti na bën bashkë”, drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, së bashku me zv.trajneri Gentjan Liçi dhe mjekun e ekipit Dionis Prisojin, vizituan në shtëpi tifozin, Andon Çami, i cili humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit.  

Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e skuadrës korçare, i kanë dhuruar një fanellë të ekipit dhe një abone vjetore, z.Andon Çami që tashmë gëzon shëndet të plotë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"