Humbi ndjenjat gjatë ndeshjes, Florenc Farruku rrëfen kolapsin: U përmenda vetëm në spital, shpëtova prej mjekëve të Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 10:58

Humbi ndjenjat gjatë ndeshjes, Florenc Farruku rrëfen kolapsin: U përmenda vetëm në spital, shpëtova prej mjekëve të Tomorit

Florenc Farruku është përmendur vetëm në spital. Një përplasje me Stefan Abarën në minutën e 22-të e la pa ndjenja për një kohë të gjatë.

WhatsApp Image 2023-11-07 at 10.56.01 (1) (1)

Nuk kujton asgjë nga ndërhyrja e mjekëve në fushë dhe kur është transportuar nga autoambulanca. E megjithatë, rrëfen se tashmë është mirë. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon momentin e kolapsit dhe panikun që përjetuan familjarët e tij.

Florenc, çfarë ndodhi në minutën e 22-të?

Ishim në një aksion që vinte pas një kundërsulmi të shpejtë. Në kërkim të zotërimit të topit me kokë, jam goditur nga mbrojtësi i Tomorit. Abara donte të largonte topin dhe më goditi në pjesën e buzës dhe nofullës. Aty rashë pa ndjenja.

Kur jeni përmendur?

Unë nuk kujtoj asgjë, sepse rashë pa ndjenja. Nuk di as kur më erdhën në ndihmë stafi mjekësor dhe as kur më transportuan për në spital. Di që jam përmendur vetëm në spital. Atje kam mësuar se ia hodha falë ndërhyrjes së stafit mjekësor të Tomorit në fushë dhe më pas mjekët të specializuar të spitalit të Beratit. Më duhet t’i falënderoj pafundësisht që më rikthyen në normalitet.523

U kthyet në stadium pa u mbyllur ndeshja dhe tifozëria vendëse ju priti me duartrokitje. Si e përjetuat atë çast?

Aty kuptova dy gjëra. Sa kritik ishte dëmtimi im dhe kulturën e tifozërisë beratase. Kaluan çdo parashikim, duke treguar anën njerëzore. Në fund të fundit, sporti duhet të na bashkojë dhe këtë e vërtetuan sot (dje) në Berat.

Familjarët e kishin marrë vesh çfarë ndodhi?

Pasi jam përmendur dhe mjekët më konfirmuar se isha në koshiencë të plotë, kam komunikuar me familjen me “videocall”. Ishin bërë shumë merak, por u qetësuan sapo më panë dhe dëgjuan zërin.

Kur mendoni që të riktheheni në fushë?

Me përjashtim të një plage të shkaktuar në sipërfaqe të pjesës së përparme të fytyrës, nuk kam trauma. Do të vijoj konsultat me mjekët dhe shpresoj që t’i bashkohem ekipit sa më shpejt. Pse jo, të jem gati për ndeshjen me Luzin 2008.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"