Postuar: Nëntor 30, 2021 | 18:19
Humbën ndaj Shkumbinit, shefi i klubit të Turbinës: Faji ynë, presim reagim në ndeshjen e radhës
Turbina është mundur në fushën e vet nga Shkumbini, gjë që i ka pezmatuar jo pak drejtuesit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, shefi i klubit nuk kursen askënd. Engjëll Belshi e thotë hapur se skuadra luajti keq dhe gaboi.
“Nuk di çfarë të them dhe nuk di nga t’ia filloj. Humbëm për fajin tonë. Luajtëm keq, duke ua dhuruar me lojën e dobët fitoren peqinasve. Nuk e prisja kurrë të mposhteshim prej tyre. Nuk ishin më lart se ne si skuadër. Lojtarët tanë nuk patën asnjë grintë dhe duhet të godisnin portën, gjë që nuk e bënë dhe luajtën me topa të gjatë. Tashmë jemi të rrezikuar seriozisht për të rënë, por nuk duhet dorëzohemi. Presim reagimin me Maliqin”.
MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL
