Huazime nga Skënderbeu dhe miqësore me peshë për Maliqin, ja situata në kampin juglindor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 15:07

Huazime nga Skënderbeu dhe miqësore me peshë për Maliqin, ja situata në kampin juglindor

Maliqi mbetet në pritje të huazimeve. Klubi ka arritur marrëveshje me Skënderbeun për të marrë tre lojtarë borxh, por ende nuk është bërë asnjë lëvizje zyrtare.

Maliqi-Skenderbeu miqesore

Rei Peçani, Jorgo Qeleshi dhe Agbodzie Abei janë futbollistët që mund të vihen nën urdhrat e Egli Malësisë, gjithsesi ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë “operacion”.

Sidoqoftë, skuadra po vazhdon përgatitjet për sezonin 2021- 2022. Ata do të militojnë në Kategorinë e Parë dhe pretendojnë një përfaqësim sa më dinjitoz. Gara do të jetë e fortë, ndaj stafi teknik po punon maksimalisht që të jenë gati. Faza po kryhet në Korçë, ku janë planifikuar edhe 2 miqësore. Kundërshtarët do të jenë me peshë.

Juglindorët do të përballen me Dinamon të dielën dhe të mërkurën e 25 gushtit me Erzenin e Nevil Dedes, që ndodhet për fazë në Korçë. Përballja me blutë kryeqytetas do të zhvillohet të dielën në orë 17:30, ndërkohë që ajo me Erzenin është planifikuar të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

ILDI MEROLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"