Hoxhaj: Po kalojmë një formë të mirë fizike, Balaj do ta rrisë shumë nivelin në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 18:55

Hoxhaj: Po kalojmë një formë të mirë fizike, Balaj do ta rrisë shumë nivelin në ekip

Sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj shënoi dopietë kundër Laçit. Ai u shpreh tepër i lumtur për golat e tij por edhe për ardhjen e Bekim Balajt në ekip. Ndër të tjera, Hoxhaj tha se do të luftojnë deri në fund për synimet e tyre sidomos me Balajn në skuadër.

HOXHAJ

“Jam i lumtur që arrita të shënoj dy gola, mendoj se tani ekipi është në formë të mirë fizike, kemi rikuperuar lojtarët e dëmtuar, të gjithë po luajnë rolet respektive dhe shpresoj të vijojmë kështu. Balaj është një lojtar cilësor dhe do ta rrisë shumë nivelin në ekip, jam shumë i lumtur që ka ardhur tek ne dhe shpresoj të na ndihmojë të arrijmë objektivat. Në momentin që morëm goditjen e këndit i thash Markut që do të shënoj gol. Jam shumë i lumtur për formën që po kalojmë si ekip dhe me Balajn do konkurojmë deri në fund për të dyja kompeticionet. Nuk i kemi aspak frikë kundërshtarët. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola deri në fund, nuk dua të bëj krahasime me Zhiru dhe Leao pasi ata janë një nivel shumë i lartë i futbollit. Unë vetëm shpresoj të bëj më të mirën këtu tek Vllaznia “, u shpreh Hoxhaj në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"