Holanda në kërkim të historisë, Kuman: E duam Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 11:18

Holanda në kërkim të historisë, Kuman: E duam Ligën e Kombeve

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, deklaroi se ai dhe ekipi i tij do të kërkojnë të shkruajnë historinë duke fituar Ligën e Kombeve për herë të parë. Edicioni i këtij viti në Ligën e Kombeve zhvillohet pikërisht në Holandë, teksa sonte në mbrëmje në gjysmëfinale, portokallinjtë do të përballen me Kroacinë e Luka Modriçit.

kuman

Në gjysmëfinalen tjetër të enjten në Enshede do të përballen Spanja dhe Italia, teksa finalja e madhe do të luhet më 18 qershor.

“Ne mund të shkruajmë historinë – tha Kuman në konferencën e zakonshme për shtyp të Holandës – Nëse fiton diçka me një ekip kombëtar, ka diçka pas emrit tënd. Ky ndërgjegjësim është i pranishëm brenda skuadrës. Ju mund ta ndieni atë, lojtarët po flasin për të, duke folur për të fituar”.

Por Holandën kjo është finalja e dytë pas asaj të 4 viteve më parë ku u mundën në finale nga Portugalia. “E keni parë sa e lumtur ishte Portugalia në vitin 2019 kur ne luajtëm kundër tyre.

Gjithmonë kishte të bënte me një kampionat europian apo një Botëror, por tani është shtuar Liga e Kombeve”. Kuman tha se suksesi në Kampionatin Europian të vitit 1988, ku ai luajti, mbetet një referencë për futbollin holandez pasi është titulli i tyre i vetëm i madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"