HISTORIKE! Egnatia mund Vllazninë me gol në minutën e fundit dhe shkon në finalen e Kupës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 23:50

HISTORIKE! Egnatia mund Vllazninë me gol në minutën e fundit dhe shkon në finalen e Kupës (VIDEO)

Egnatia ka shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë! Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kanë prekur finalen e Kupës duke mundur në Rrogozhinë me rezultatin  1-0 skuadrën e Vllaznisë.

bandicam 2023-05-10 15-56-13-154

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga vendasit, u zhbllokua vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt. Me një goditje nga distanca ishte Xhekson ai që shënoi duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. Qarri ka qenë heroi për Vllazninë, duke bërë disa pritje fantastike ndërkohë që në fund ishte shtylla shpëtimtare.

LIVE

EGNATIA 1-0 VLLAZNIA
Xhekson 90′
KV: Memolla / Boshnjaku, Çoba

NGJARJET KRYESORE

94′ Mbyllet ndeshja! Egnatia në finale

90′ GOOOL XHEKSON! Një goditje nga distanca ka shkuar në rrjetë duke kaluar Egnatian në avantazh

87′  Pretendim për penallti nga Vllaznia, por Jorgji thotë jo!

84’ Ka ndërrime nga të dyja skuadra. Kaina dhe Çoba largohen nga loja teksa Aralica dhe Hoxhaj hyjnë në lojë. Nga ana tjetër, largohet Zejnullai dhe vendin e tij e zë Donald Mëllugja.

79’ Mundësi e mirë për Egnatian me një krosim në zonë por Bulatoviç largon duke mos lejuar të shkojë topi te Kasa që mund të dilte me portën e boshatisur.

75’ Largohet Jonuzi nga loja dhe vendin e tij e zë Elvedin Heriç

74’ Goditje dënimi për Egnatian nga e majta. Kroson Xhekson por Juriç largon rrezikun.

72’ Mundësi kundërsulmi për Egnatian me anë të Kasës, por ky i fundit rrëzohet në mesfushë duke humbur topin teksa edhe mbetet i dëmtuar.

65’ Egnatia vazhdon të kërkojë golin me ngulm por Qarri është i pakalueshëm duke bërë një pritje heroike ndaj Fernandos.

62’ Çoba në zonë lëviz mirë duke kërkuar hapësirë por i vjen Musta dhe largon topin. Kërkohet edhe një penallti nga sulmuesi shkodran, por Jorgji vijon lojën.

59’ Jonuzi niset nga mesfusha për të avancuar, por ndalet nga Memolla me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Tjetër mundësi e mirë për Egnatian në zonë. Duamena kontrollon topin dhe bëhet gati për të goditur, por në momentin e fundit e bllokon Bulatoviç.

54’ E pabesueshme çfarë humbet Kasa. I vetëm përballë Qarrit për disa metra humbet mundësinë për të shënuar.

51’ Krosim në zonë nga Xhekson që gjen Malotën të pa mbuluar por goditja e mbrojtësit përfundon jashtë.

50’ Kasa në të djathtën kërkon hapësirë për të krosuar por i vjen Hakaj që i merr topin por me faull

48’ Latifi ka një mundësi të mirë brenda zone, duke tentuar portën e Sherrit por topi shkon ngjitur me shtyllën.

47’ Rrogozhinasit nga e djathta provojnë të afrohen me portën e mbrojtur nga Qarri me anë të një krosimi por topi përfundon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit, pa ndryshime në skuadrat respektive! Në portën e Vllaznisë ka pasur një problem me rrjetën dhe takimi ka nisur me pak minuta vonesë deri sa është rregulluar problemi.

45+’6′ Mbyllet pjesa e parë!

45’+1′ Boshnjaku ndërhyn ashpër ndaj Duamenës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

40’ Fernando kroson topin drejt zonës nga goditja e dënimit, por Boshnjaku largon topin.

36′ Kasa kroson drejt zonës, por Hakaj i lexon idenë dhe largon rrezikun për kuqeblutë.

34′ Kasa godet me të majtën drejt portës, portieri Qarri bën një pritje të mirë.

28’ Latifi gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon drejt e në duart e portierit Sherri.

25’ Agbekpornu ndërhyn ndaj Latifit në mesfushë, gjyqtari vijon normalisht lojën.

23’ Memolla nis topin e gjatë përpara, Sherri del nga porta dhe arrin të presë topin.

16′ Egnatia proteston për golin, Enea Jorgji shkon sërish në VAR dhe rishikon golin, e anulon për pozicion jashtë loje.

14′ Çoba merr topin kalon dy mbrojtës, dhe godet me të majtën duke shtangur portierin Sherri. Shpërthen festa tek kuqeblutë.

12’ Kaina ndërhyn ashpër ndaj Agbekpornut, ky i fundit rrëzohet në fushë.

5’ Jorgji shkon në VAR dhe e anulon kartonin e kuq, ka karton të verdhë për Çobën. Ndëshkon me karton të verdhë edhe Vioresin Sinanin për protesta.

3’ Çoba godet me takë të ngritur Mustën, Enea Jorgji e ndëshkon direkt me karton të kuq. Pas protestave të futbollistëve kuqeblu, arbitri shkon në VAR për të rishikuar ngjarjen.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Agbekpornu, Zejnullai, Fernando, Kasa, Duamena, Xhekson
TRAJNER: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Boshnjaku, Bulatoviç, Çoba, Alivoda, Marku, Hakaj, Jonuzi, Latifi, Kaina
TRAJNER: Goce Sedloski

formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"