HISTORIKE! Egnatia fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë, mund Tiranën në finale pas kohëve shtesë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 0:15

HISTORIKE! Egnatia fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë, mund Tiranën në finale pas kohëve shtesë (VIDEO)

Egnatia ka shkuar sot emrin në historinë e futbollit shqiptar. Skuadra rrogozhinase ka fituar për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2023-06-01 19-01-50-589

Rrogozhinasit kanë siguruar një fitore të rëndësishme për historinë e klubit përballë Tiranës në finale, pas një dueli të ethshëm. Në fakt, ndeshja u ndikua nga kartoni i kuq i shpejtë i Berishës në radhët e bardhebluve, që ndryshoi lojën e kryeqytetasve që po sulmonin në minuta e parë.

Skuadra e Egnatias u përpoq më shumë të gjenin golin, por nuk ia doli në kohën e rregullt, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa,. Aty, ishte një penallti e fituar nga Paulauskas që vulosi fatin e sfidës. Lika neutralizoi gjuajtjen e Xhekson por braziliani përfitoi nga kthimi i topit për ta çuar në rrjetë.

Ky gol vulosi fatin e takimit, pasi Egnatia mbrojti rezultatin dhe siguroi për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë.

TIRANA-EGNATIA 0-1
114′ Xhekson

NGJARJET KRYESORE

120’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

120’+3’ Harkim nga e djathta në zonë. Behiratçe gjuan me kokë pas gjetur portën.

120’+2’ Tension në fushë mes dy skuadrave, Fernando, Xhekson dhe Behiratçe ndëshkohen me të verdhë. Për Xhekson ishte i dyti dhe ai ikën me të kuq nga fusha.

120’+1’ Kasa shfaqet në zonë në të majtën por gjuajtja e tij është mbi traversë.

120’ Jepen 2 minuta shtesë.

120’ Jorgji i jep të verdhë Sherrit për vonesë loje.

114’ GOOOL EGNATIA! Xhekson gjuan penalltinë, pret Lika por pastaj futbollisti i rrogozhinasve shtyn sferën në rrjetë.

113’ Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të Hilës kundër Paulauskas në zonë.

111’ Lila merr vendin e Fangajt në radhët e ekipit të Egnatias.

110’ Tirana vazhdon t’i lëshojë plotësisht iniciativën Egnatias, por lojtarët e kësaj të fundit nuk gjejnë hapësira për të rrezikuar katërkëndorin e Likës.

108’ Toshevski i lë vendin në fushë Metës në radhët e bardhebluve.

106’ Nis pjesa e dytë, pa ndryshime të tjera në radhët e dy skuadrave.

105’ Mbyllet shtesa e parë, pa rezultatin e ndryshuar.

103’ Xhekson nga e majta çon topin në zonë saktësisht te Duamena, i cili përsëri e fluturon lart mbi traversë.

99’ Kasa provon me të majtën, Lika është i vëmendshëm dhe kontrollon topin.

97’ Xhekson gjen hapësirën jashtë zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, me sferën e cila devijohet jashtë katërkëndorit.

95’ Qefalija i lë vendin në fushë të riut Tola në radhët e Tiranës.

93’ Kasa hyn në zonë nga e djathta dhe pason për Duamena i cili gjuan në ecje e sipër, por fluturon topin mbi traversë.

91′ Nis shtesa e parë prej 15 minutash.

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0, për të shpallur fituesin duhen të paktën dy kohët shtesë.

90’+4’ Harkim i Fangajt në zonë nga e djathta, Duamena me kokë gjuan jashtë.

90’+3’ Karton i verdhë për Paulauskas, pas një faulli ndaj Behiratçes.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Mëllugja i lë vendin Paulauskas në fushë në radhët e Egnatias.

81’ Tjetër mundësi e artë e Egnatias me Xhekson i cili gjuan pas një aksioni ku Duamena kishte nxjerrë Likën nga porta, por gjen përgjigjen e Qefalijas i cili bllokon sferën dhe më pas e largon.

78’ Kasa shpërthen në të djathtën, pasimi i tij në qendër gjen Duamena i cili rrotullohet dhe mposht Likën me gjuajtjen e tij. Egnatia feston, por më pas VAR-i sinjalizon Jorgjin që Kasa ishte në pozicion jashtë loje.

77’ Memolla ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një sulm të bardhebluve në mënyrë të parregullt.

76’ Harkim nga e djathta në zonën e Tiranës, Musta provon me kokë pa gjetur portën, me sferën që shkon jo shumë larg katërkëndorit.

72’ Pikërisht Malota lë fushën e lojës për shkak të problemeve fizike, duke i bërë vend Atandas.

71’ Malota ndëshkohet me karton të verdhë për prekje topi me dorë.

70’ Pas një goditje këndi, është Agbekpornu i cili gjuan me kokë në shtyllën e parë, pa gjetur portën e Likës.

63’ Agbekpornu merr vendin e Zejnullait në radhët e Egnatias.

61’ Shtylla shpëton bardheblutë! Xhekson provon nga e majta dhe kalon Likën me goditjen e tij, por sfera ndalet në shtyllën pingule.

58’ Pas një harkimi në zonë nga këndorja, Najdovski provon me kokë, por nuk gjen katërkëndorin e rrogozhinasve.

55’-57’ Pas goditjes së Hilës brenda zonës, topi kthehet nga mbrojtësit, por bardheblutë pretendojnë për penallti pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret përgjigjen nga VAR e më pas vazhdon lojën.

52’ Zejnullai kthen topin mbrapa dhe Sherri, në mënyrë të pabesueshme, kap topin me duar, duke bërë që Jorgji të sinjalizojë një goditje dënimi indirekte brenda zonës së Egnatias.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+3′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes. 

45’+1’ Haxhiu nis një harkim interesant për Hilën në qendër, por ky i fundit nuk arrin të devijojë para portës.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Pas një goditje këndi janë tre tentativa radhazi drejt katërkëndorit bardheblu nga lojtarët e Egnatias, por asnjë nuk ka forcë të kalojë mbrojtësit para Likës.

39’ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Haxhiun i cili ka hapësirë në të djathtë. Topi i tij në qendër për Abazajn ndalet nga Memolla i cili e dërgon në këndore.

37’ Toshevski tenton nga mesfushë të gjejë portën, por nuk ka shënjestrën e duhur dhe Sherri sheh sferën të shkojë jashtë.

35’ Tani është Egnatia e cila ka plotësisht kontrollin e topit, por nuk po arrin t’i afrohet zonës së rreptësisë së Tiranës që është vendosur mirë në prapavijë.

33’ Xhekson ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

28’ Top në thellësi për Kasën me Behiratçe e Likën që nuk kuptohen fillimisht, por më pas portieri bën të tijën sferën.

24’ Karton i kuq për Berishën! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyn ndaj Xhekson dhe për Jorgjin nuk ka dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e bardhebluve. As VAR-i nuk i ndryshon situatën sulmuesit që lë i dëshpëruar fushën.

22’ Pas një harkimi në zonë nga e majta, Berisha gjuan drejt portës por gjen përgjigjen e Sherrit në pozicion.

18’ Qefalija ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Kasën.

13’ Hila shfaqet i vetëm para portës dhe gjuan, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që rek pjesën e jashtme të shtyllës e shkon në fundore.

9’ Karton i verdhë për Najdovskin pasi ndali në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Egnatias.

9’ Egnatia niset në një kundërsulm 4 kundër 3, me Kasën i cili ka mundësinë t’i afrohet zonës por vonon pasimin e tij dhe i jep mundësinë prapavijës bardheblu të kthehet dhe mbulojë hapësirat.

6’ Hila nga e majta nis një top në qendër për Berishën por ndërhyn Memolla i cili fillon një kundërsulm të shpejtë nga i cili nuk përfiton Duamena, i ndalur nga Behiratçe në kufijtë e zonës.

4’ Mëlugja ndëshkohet shpejt me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Haxhiut.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj.

Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson.

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-06-01 at 6.40.31 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"