HISTORIKE/ Denver shpallet kampion, LeBron Xhejms mediton tërheqjen: Të shohim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 15:48

HISTORIKE/ Denver shpallet kampion, LeBron Xhejms mediton tërheqjen: Të shohim…

Denveri u shpall dje kampione në Konferencën e Perëndimit në NBA, pas fitores në frymën e fundit 113-111 ndaj Lejkërsave, në ndeshjen e katërt finale. Denver triumfoi kështu 4-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar titullin e parë në histori në Konferencën e Perëndimit në NBA.

skysports-lebron-james-los-angeles-lakers_4944499

Tashmë “Nuggets” do të luajnë për herë të parë në 47 vite histori për titullin kampion në NBA, me fituesin që do të dalë nga çifti Majemi- Boston, ku ekipi nga Florida udhëheq 3-0. Edhe një herë ai që bëri diferencën në fushë ishte Nikola Jokiç, autor i një “tripledouble”, me 30 pikë, 14 ribaunde e 13 asiste. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, më e mirë për Lejkërs në pjesën e parë, ku shkëlqeu LeBron Xhejms, autor i 40 pikëve e 10 ribaundeve. Devisi e mbylli me 21 pikë e 14 ribaunde, por që s’mjaftuan për të fituar.

Ndërkohë, përveç serbit Jokiç, për Denverin u dalluan edhe Mërrej me 25 pikë e Gordon me 22 pikë. Jokiç u shpall edhe më i miri i këtyre finaleve, duke vendosur edhe rekordin e 8 “tripledouble” në finalet “play off”. Tashmë Denver do të synojë titullin e parë në histori, ndërsa për Lejkërs ky ishte maksimumi për një sezon, i cili nisi keq, por që u përmirësua me kalimin e kohës.

LEBRON MEDITON TËRHEQJEN – Disfata përballë Denverit në finalen e Konferencës së Perëndimit, duket se mund të jetë dhe e fundit për “Mbretin” Xhejms në NBA. Pas sfidës së katërt, 38-vjeçari u duk i dorëzuar dhe i lodhur, duke u shprehur se momenti i tij për t’u larguar nga basketbolli mund të ketë ardhur.

“Do të shohim se ç’do të ndodhë. Akoma nuk e di. Personalisht për mua’ të vazhdoj me basketbollin, kam shumë për të menduar”, u shpreh LeBron, një deklaratë, e cila, sipas medieve, përkthehet si fundi i një cikli. Kujtojmë që LeBron Xhejms hyri në historinë e NBA-së duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai gjithashtu ka fituar katër tituj kampion, dy me Majemi Hit, një me Klivland Kavaliers dhe një me Los Anxhelos Lejkërs.

FINALET

KONFERENCA E LINDJES

MAJEMI – BOSTON (3-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT

LEJKËRS – DENVER 111-113 (0-4)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"