Historia e klubit zikaltër/ Shqiptarë dhe kinezë, ja kush janë pronarët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 23:00

Historia e klubit zikaltër/ Shqiptarë dhe kinezë, ja kush janë pronarët e Interit

Klubi i Interit u formua në vitin 1908 nga aksionarët rebelë të Milanit. Në vitet e para të ekzistencës, ishin një grup aksionarësh zviceranë që menaxhuan klubin dhe presidenti ishte Xhovani Paramithioti, me origjinë shqiptare. U zëvendësua pas një viti sepse sillte ters.

skysports-inter-milan-title_6530329

INTERI I MADH- Por njeriu që e bëri Interin e madh duke fituar edhe në Europë ishte Anxhelo Morati. Bleu klubin në vitin 1995 nga Maseoni për një shifër 100 milionë liretash dhe shkroi një nga faqet më të jashtëzakonshme të historisë së klubit në 13 vite. Arriti të fitonte 3 kampionate, 2 Champions dhe po aq Kupa Interkontinentale. Falë tij populli zikaltër u dashurua edhe me legjenda si Macola, Suarez, Faketi, Sarti, Xhair apo Domenigini. Në stol ishte magjistari Helenio Herrera.

KALIMI- Në vitin 1968 ndodhi ndryshimi dhe kalimi i Interit nga Morati tek Ianoe Frazioli, njeriu që u rrit me “bukën” zikaltër. Ai ishte presidenti që e mori klubin për pasion. U largua në vitin 1984 pasi kishte fituar 4 trofe, 2 tituj dhe 2 kupa. Pavarësisht se kishte në ekip shumë yje, nuk ia doli që të bënte më shumë histori. Megjithatë ai mori një vend nderi në zemrën e tifozëve zikaltër. Përpara se ta kalonte klubin te Ernesto Pelegrini, refuzoi ofertat e shumta të Silvio Berluskonit.

REKORDET- Vitet 80 janë ata të titujve të rekordeve me trajnerin Trapatoni. Në klub u afruan kampionë të mëdhenj si Pasarela, Rumenige, Ramon Diaz, Mateus, Klinsman, Brehme, Ruben Soza dhe Berkamp. Pa harruar ikonat si Zenga, Bergomi, Tardeli, Serena. Me Pelegrinin si president u fituan 3 tituj të tjerë dhe ai historik në vitin 1989 dhe rikthimi te kupat europiane pas 26 vitesh pritje. Në vitin 1994, Interi rikthehet sërish në duart e familjes Morati.

MORATI- Masimo Morati e bleu skuadrën për 50 miliardë lireta dhe është më jetëgjati dhe më fituesi. E mbylli aventurën e tij me 16 trofe, mes tyre dhe një Champions në vitin 2010. Pasioni i tij ishte i madh aq sa transferoi kampionë të mëdhenj si Krespo, Ronaldo, Figo, Vieri, Ibra, Milito, Eto, Shnajder dhe shumë të tjerë.

POST TRIPLETË- Pas Tripletës ishte shumë e vështirë të menaxhoje një skuadër dhe kriza ekonomike goditi Moratin. E shiti ekipin tek Erik Tohir, i cili u bë president për disa vite dhe indoneziani gjithashtu e shiti te Suning, ku Stiven Zhang mori drejtimin. Mirëpo, klubi i iku nga duart për një kredi të pashlyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"