“Historia do të ndryshojë shpejt”, Hysolli “qan” golin te Tomori: Na mungoi qetësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 18:40

“Historia do të ndryshojë shpejt”, Hysolli “qan” golin te Tomori: Na mungoi qetësia

Tomori nuk fitoi, por as nuk shënoi në nisje të Kategorisë së parë. “Dhimbja” është e dyfishtë në radhët e beratasve, që prisnin kaq shumë në këtë javë të parë. U shpërdoruan kaq shumë raste, 4 prej të cilave mbajnë firmën e Kevin Hysollit.

hysolli

Korçari debutoi kundër Korabit dhe e donte aq shumë një gol, por nuk ishte e thënë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi garanton se do të zhbllokohet në mesjavë. “Kam tentuar në disa raste për të shënuar në ndeshjen hapëse të kampionatit, por nuk ia dola. As unë dhe as shokët e skuadrës në fakt, nuk e kishim fatin me vete dhe as qetësinë para portës. E megjithatë, ishin vetëm 90 minutat e para.

Historia do të ndryshojë shpejt dhe në ndeshjen e radhës do të gjejmë rrugën e rrjetës, veçanërisht ne sulmuesit. Personalisht e kam të qartë detyrën dhe misionin tim, pasi kam ardhur te Tomori për t’i shërbyer me sa më shumë gola. Kam bindjen e plotë se do të zhbllokohem kundër Luzit. Luajmë përsëri në shtëpi të mërkurën dhe do ta kapim shansin”, ka përfunduar 20- vjeçari.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"