Histori si nëpër filma/ Kanë pësuar 200 gola, mesfushorin e kanë 73 vjeç! Njihuni me ekipin më të dobët në Britani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2023 | 23:45

Histori si nëpër filma/ Kanë pësuar 200 gola, mesfushorin e kanë 73 vjeç! Njihuni me ekipin më të dobët në Britani

Një ekip amator futbolli në Britani është kurorëzuar si më i keqi në ishull pasi i ka humbur të gjitha ndeshjet e sezonit të shkuar (21) duke pësuar 200 gola.

dk-comp-page21-football

Cëm Albion kishte një golavarazh -191 gola sezonin e kaluar. Ata humbën një ndeshje jashtë fushe 25-0, e ndjekur nga një disfatë në shtëpi 21-1.

CEM ALBION

Portieri Xhemi MekDonald nuk ka mbyllur kurrë një ndeshje pa pësuar në dhjetë vjet me klubin, ndërsa mesfushori Xhon Ris është 73 vjeç.

73-VJECARI

Sulmuesi anësor Shejn Prior pranon se i ka “këmbët si Bambi”, ndërsa mesfushorit Pol DiMarko thuhet se i del gjak nga hunda nëse shkon shumë lart në fushë. Por pavarësisht rezultateve të tyre, lojtarët mbeten plotësisht të përkushtuar.

EKIPI

Trajneri Den Xhill tha: “Çdo javë ne vendosim zemrën në fushë. Unë jam përfshirë që kur isha 16 vjeç dhe babai im, Kolin, ka qenë pjesë e Cëm Albion për më shumë se 50 vjet. Ne jemi vërtet një familje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"