Hetimi i UEFA-s lë në ankth Murinjon dhe Romën, ja çfarë dënimi pritet të marrë “Special 1”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 9:38

Hetimi i UEFA-s lë në ankth Murinjon dhe Romën, ja çfarë dënimi pritet të marrë “Special 1”

Zhoze Murinjo humbi finalen e parë europiane ndaj Seviljas por vendimet e arbitrit Tejlor kanë sjellë jo pak pakënaqësi te trajneri portugez. në përfundim të ndeshjes, ai akuzoi arbitrin se ishte spanjoll ndërkohë që e ka pritur edhe në parking duke e ofenduar.

murinjo tejler

Kjo ka bërë që UEFA të hapë një hetim për portugezin, ashtu si edhe për vetë klubin e Romës. Sjellja e tifozerisë, fizhekzjarrët, trazirat dhe sjellja e skuadrës janë disa nga pikat ku po hetohet, por më kryesorja është sjellja dhe gjuha e përdorur nga Murinjo.

Tekniku po hetohet në bazë të artikullit 15, pika 1/b “Gjuhë fyese dhe ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes”. Mediat italiane dhe ato spanjolle raportojnë se pritet një dënim i rëndë për Murinjon që mund të jetë minimalisht, 6 ndeshje pezullim nga Kupat e Europës. Me këtë pezullim të mundshëm, Murinjo do të humbiste të gjitha ndeshjet e grupeve në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"