Heroi Van Dajk ia dedikon Klopit trofeun e Kupës së Ligës: Është për të!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 12:30

Heroi Van Dajk ia dedikon Klopit trofeun e Kupës së Ligës: Është për të!

Goli i tij i dhuroi trofeun e 10-të të Kupës së Ligës Liverpulit, sa asnjë skuadër tjetër në historinë e kompeticionit. Virxhil van Dajk ia dedikon trofeun trajnerit në largim Jyrgen Klop.

gdfh

Duke folur për “Sky Sports” pas triumfit në “Uembli”, qendërmbrojtësi holandez tha: “Ky trofe do të thotë shumë, për të gjithë djemtë e rinj në fushë dhe faktin që ndeshja ishte në kohën shtesë. Është e pabesueshme. Jam shumë krenar për skuadrën. Ishte një ndeshje e fortë për të dyja skuadrat. Ata patën raste, por edhe ne patëm raste. Është e mrekullueshme. Ky është trofeu im i parë si kapiten i Liverpulit. Është i gjithi për tifozët, kështu që le ta shijojmë”.

Pastaj edhe një koment për golin: “Ishte një emocion i pastër. Është gjithçka dhe unë jam kaq krenar për djemtë. Të gjithë luajtën rolin e tyre në atë që arritëm në këtë finale. Është e pabesueshme dhe tani duam trofe të tjerë”.

Ai e ngriti trofeun bashkë me trajnerin gjerman, ndërsa pyetjes nëse e shijoi këtë Kupë me trajnerin në largim tha: “Ti duhet t’i shijosh gjithnjë momentet e bukura. Ky është padyshim njëri prej tyre. Dëgjoni, ne nuk do t’i marrim kurrë gjërat të mirëqena dhe siç e patë edhe në këtë ndeshje, ajo mund të kishte shkuar në të dyja mënyrat. Mund të ishim mundur gjithashtu nga Çelsi, por ne bëmë një punë të shkëlqyer, edhe me të gjitha problemet që kishim përpara ndeshjes. Unë jam aq krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe veçanërisht krenar për djemtë. Nuk do të flas për Klopin tani, është shumë shpejt. Shpresojmë të fitojmë disa të tjerë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"