Heroi ndaj Seviljas, Modriç: Kjo është ADN-ja e Realit, nuk dorëzohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 13:48

Heroi ndaj Seviljas, Modriç: Kjo është ADN-ja e Realit, nuk dorëzohemi

Luka Modriç ka qenë njeriu që ka vulosur fitoren e Realit në “Bernabeu” përballë Seviljes në një ndeshje që dukej se po i drejtohej barazimit.

gffdhgf

Nëntë minuta nga fundi, “plakushi” kroat ka nxjerrë një perlë nga këmbët e tij për t’i dhënë tri pikët ekipit të tij, një hap më shumë drejt titullit në La Liga. Ai ka folur për “Real Madrid TV” pas ndeshjes, duke treguar vështirësinë, por dhe kënaqësinë e fitores.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Sevilja nuk na e bëri kurrë të lehtë. Por ne fituam dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Në këtë mënyrë jep më shumë gëzim, edhe pse mund të kishim shënuar më parë, po… Por unë jam i lumtur të ndihmoj ekipin në arritjen e objektivit”, tha fillimisht Modriç. Kroati ka vënë në dukje dhe mentalitetin e Realit që beson deri në fund.

“Këmbëngulja është një nga pikat tona të forta, ne kurrë nuk ndalemi, këmbëngulim, krijojmë dhe e kërkojmë fitoren deri në fund. E dinim që nuk mund të gabonim, sepse Barcelona kishte fituar ndeshjen e saj. Kjo këmbëngulje gjatë gjithë ndeshjes ka dhënë rezultat. Janë tre pikë shumë të rëndësishme për rrugën tonë drejt titullit në La Liga. Jemi një skuadër që nuk dorëzohemi deri në fund. E kemi treguar shumë herë, që kjo është ADN-ja e Realit të Madridit. Edhe pse do të donim ta mbyllnim më shpejt! Por ndonjëherë kështu shijon më shumë”, shtoi Modriç.

Modriç ka shpjeguar dhe momentin e golit dhe gjuajtjen e tij. “Nuk ka ndonjë sekret për golin tim, veç stërvitjes. Ne stërvitemi të gjithë çdo ditë. Çdo ditë bëjmë ushtrime duke goditur portën. Në futboll po nuk godite portën nuk mund të shënosh. Ne kemi tentuar disa herë, fati ishte me mua që shënova”, deklaroi kroati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"