Heroi i tripletës me Interin vlerëson Shqipërinë në EURO 2024: Do të jetë befasia e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 16:40

Heroi i tripletës me Interin vlerëson Shqipërinë në EURO 2024: Do të jetë befasia e Europianit

Shqipëria zhvilloi një fushatë kualifikuesesh mjaft pozitive, teksa ia doli të kualifikohet në Euro 2024 si e para e grupit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo prishën të gjitha parashikimet e opinionit sportiv në Europë, duke lënë mbrapa skuadra me emër si Çekia dhe Polonia.

sil

Sot, në orën 18.00, Shqipëria njihet me kundërshtarët që do ketë përballë. Holandezi, Uesli Shnajder, heroi i tipletës së Interit,  ka bërë parashkimet e tij rreth Europianit. Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë do të jetë surpriza e evenimentit që luhet në verën e ardhshme. Nëse parashikimi i tij do jetë i saktë apo jo, kjo mbetet të shihet.

Ja parashikimi i Uesli Shnajder për Europianin “Gjermani 2024”:

 

“Lojtari më i mirë: Bellingham. Ekipi befasues: Shqipëria. Golashënuesi më i mirë: Herri Kejn. Lojtari më i mirë: Kilië Mbape. Finalja: Franca – Anglia. Fituese: Anglia”, ka qenë parashikimi i Shnajderit për faqen e UEFA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"