Heroi i Tiranës, Hasani: Barazimi na mërziti, meritonim më shumë. Goli i Partizanit na surprizoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 21:41

Heroi i Tiranës, Hasani: Barazimi na mërziti, meritonim më shumë. Goli i Partizanit na surprizoi

Florent Hasani ishte lojtari më i mirë për Tiranën në derbi, por meriton të jetë edhe lojtari i ndeshjes. Ai edhe pse ishte në pikëpyetje për aktivizimin, shënoi në pjesën e parë, krijoi sërish, por edhe mbronte në fazën difensive. Në intervistën e dhënë pas derbit për “MCN” Hasani pohoi se pika nuk i kënaq, por ka besim se Tirana do të rikuperojë diferencën me dy kryesueset.

bandicam 2023-12-03 21-31-32-855

Ja prononcimi i Hasanit: “Mendoj se meritonim më shumë se kishim dy mundësi të pastra shënimi në vijën e goli pranë portës së Partizanit. Për shumë minuta ishim më superior dhe kontrolluam lojën. Goli i Partizanit na surprizoi dhe ën fund dolëm barazim. Ne krijuam më shumë, dominuam në lojë dhe e meritonim fitoren në derbi

Loja ka qenë shumë e mirë, sa i përket pikët jemi të mërzitur se nuk na kënaq barazimi. Tani duhet të rikuperojmë duke nisur nga ndeshja e radhës me Laçin. Skuadra ka kualitet dhe cilësi duke ardhur në ngritje në fund do të rikuperojmë pikët me Egnatian dhe Partizanin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"