Heroi i Prestige/ Limani: Fitorja fryt i punës sonë, duam kreun e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 19:02

Heroi i Prestige/ Limani: Fitorja fryt i punës sonë, duam kreun e tabelës

Sandroel Limani rezultoi të ishte edhe një herë vendimtar për Prestige, këtë herë duke i dhënë skuadrës tri pikët dhe fitoren e parë në të Tretën. Sulmuesi realizoi shumë bukur me një gjuajtje perfekte në hyrje të zonës. Pas ndeshjes ai u prononcua në kanalin “Prestige MFC” në “YouTube”.

LIMANI

“Jam shumë i lumtur. Jemi stërvitur për këtë ditë. Normalisht pretendimi ynë është ngjitja e skuadrës në Kategorinë e Tretë dhe kjo është e padiskutueshme. Sot (dje) ishte një lojë e bukur. Një autogol yni na çoi në 1-1, por loja është deri në rënien e bilbilit. Goli im është edhe i ekipit. Nuk do të jetë i fundit. U uroj fitoren shokëve, trajnerit dhe stafit.

Të tillë gola i bëj zakonisht edhe në stërvitje, është zona ime e zakonshme, nga ku mund të shënoj dhe ia arrita qëllimit duke realizuar golin e fitores. Kjo është fitorja e parë dhe normalisht ne do të ecim përpara, duke i marrë ndeshjet një e nga një dhe shpresoj që të kapim kreun dhe të shkëputemi edhe nga vendi i dytë. Ky është edhe objektivi ynë, për të dalë në Kategorinë e Dytë. Theksoj se kushtet që kemi ne, s’i ka asnjë ekip. Prestigji ka këto mundësi, për të qenë në Kategorinë e Dytë”, tha Limani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"