Henri Marku paralajmëron kryesuesit e Elbasanit: Në Peshkopi fiton Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 14:20

Henri Marku paralajmëron kryesuesit e Elbasanit: Në Peshkopi fiton Korabi

Korabi i Peshkopisë thuajse ka siguruar një vend në gjashtë ekipet e kreut. Por tjetër mendim ka mesfushori Henri Marku, autor i dy golave në dy ndeshjet e fundit, barazimin kundër Flamurtarit dhe golit dytë në fitoren e dy ditëve më parë me Vorën.

korabi feste

24-vjeçari Marku, lindur në Londër ka nënshtetësinë angleze dhe formimin si futbollist e ka marrë në Angli me ekipet e divizionit të ulët si Uingate FC dhe Nea Selamis, prej dy sezonesh ka preferuar të luaj me Korabin e Peshkopisë. Ai ka spikatur me lojën e tij, duke fituar besimin e trajnerit Kumbarçe për një vend në rolin e titullarit në mesfushë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Henry Marku foli për sfidën e kaluar dhe të radhës. “Jam shumë i kënaqur me mbështetjen nga bashkëlojtarët, trajneri Kumbarçe dhe presidenti Donald Mziu.

Kjo mbështetje më motivon më shumë që unë të rris cilësinë, ndërkohë që përpiqem të ndihmoj Korabin dhe të justifikoj besimin e dhënë. Jam i kënaqur për dy golat e shënuar në barazimin ndaj Flamurtarit, po ashtu edhe për golin e dytë në fitoren ndaj Vorës. Kemi zhvilluar ndeshje dinjitoze me ekipet kryesuese. Këtë fund javë në Peshkopi na pret një ndeshje e fortë kundër Elbasanit. Kam besim se do t’ia dalim të fitojmë.

Korabi ndaj çdo kundërshtari ka treguar se luan pa frikë, duke përfshirë edhe kryesuesit. Edhe pse Elbasani është në vendin e parë, mendoj se do të dalim nga fusha me tri pikë. Korabi pothuaj e ka siguruar një vend në gjashtë ekipet e para, por ne do të synojmë të ngjitemi sa më lart në tabelë. Vendi i tretë dhe i katërt që ndeshjet e ‘play off’-it me ekipet poshtë nesh t’i luajmë në fushën tonë”, ka përfunduar Marku.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"