Hasani dhe Hila qetësojnë Shehin, mungojnë Behiratçe dhe Gjumsi. Ja si rreshtohet Tirana përballë Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 8:25

Hasani dhe Hila qetësojnë Shehin, mungojnë Behiratçe dhe Gjumsi. Ja si rreshtohet Tirana përballë Laçit

Tirana luan sot në orën 16:00 në Laç një prej transfertave më delikate të këtij sezoni. Një fitore në këtë takim do ta afronte edhe më shumë me titullin skuadrën bardheblu, që arriti të marrë një pikë në derbin ndaj Partizanit, duke mbajtur diferencën +2 nga “demat”.

tirana

Trajneri Orges Shehi është më i qetë në prag të kësaj ndeshjeje, pasi rikthehen nga pezullimet golashënuesi më i mirë, Florent Hasani, si dhe mesfushori i qendrës Ardit Hila.

Nga ana tjetër, mungesa të sigurta janë mbrojtësi Zhozelin Behiratçe, mesfushori Regi Lushkja dhe sulmuesi Aldi Gjumsi. Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Behiratçe vijon të jetë i pezulluar nga Disiplina pas dënimit me 5 ndeshje.

Nga ana tjetër, Lushkja u dëmtua në derbi dhe e ka mbyllur tashmë sezonin. Shehi pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, nga ku Hila dhe Hasani zënë vend në mesfushë dhe sulm.

Bardheblutë pritet të rreshtohen me skemën 4-3-3, ku në ofensivë nga krahët do të jenë Hasani dhe Haxhiu, në mbështetje të Kristal Abazajt që do të jetë pika e referimit në majë.

Mbrojtja konfirmohet ajo që luajti edhe në derbi, ndërsa në mesfushë si diga do të jenë Aleksi, Deliu dhe Hila, me detyra të qartë në shkatërrimin e aksioneve dhe nisjen e manovrës sulmuese. Kujtojmë që kampionët në fuqi ia dolën të fitonin në ndeshjen e fazës së dytë në Laç me shifrat 1-2.

45564545

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"