“Hapi i fundit”/ AF Elbasani kërkon të hipotekojë ngjitjen, Hyska: Fitojmë dhe festojmë në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 23:55

“Hapi i fundit”/ AF Elbasani kërkon të hipotekojë ngjitjen, Hyska: Fitojmë dhe festojmë në Vlorë

AF Elbasani kërkon që të shmangë stresin një herë e mirë. Dhe shansin që kanë që këtë fundjavë, kur udhëtojnë në Vlorë. Luajnë me Labërinë në transfertë dhe një fitore do të përkthehej me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

HYSKAAA

Me moton “hapi i fundit”, në qytet ka nisur thirrja për një pjesëmarrje sa më masive nga ana e tifozërisë në këtë ndeshje. Synimi është i qartë, ta kthejnë në festë që në Nartë. Këtë e thotë edhe Gëzim Hyska, në një prononcim për “Panorama Sport”.

Mesfushori që cili shënoi edhe një gol ndaj Shkumbinit këtë fundjavë, pohon se verdheblutë kanë merituar gjithçka për të ardhur deri në këtë pikë. Sipas tij, jo rastësisht skuadra nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa beson te fitorja edhe ndaj Labërisë.

“Pak e nga pak po presim të arrijmë në finish, por duhet të jemi profesionistë dhe të presim matematikën për të nisur festën.

Ekipi jo më kot ka qëndruar në krye pa pësuar asnjë humbje, e cila tregon punën e mirë që është bërë për të arritur deri këtu, duke merituar gjithçka. Megjithatë, këtë fundjavë kemi një ndeshje të vështirë me Labërinë në transfertë, ku sigurisht do të përpiqemi të marrim maksimumin dhe të mbyllim llogaritë me ngjitjen. Prezenca në çdo ndeshje e tifozerisë na ka motivuar shumë, ku besoj se do të jetë e madhe edhe në këtë përballje”, përfundoi 27-vjeçari.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"