Haland: Sa më shumë më urrejnë, aq më mirë. Do të më motivojnë për të fituar “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 10:42

Haland: Sa më shumë më urrejnë, aq më mirë. Do të më motivojnë për të fituar “Këpucën e Artë”

Erling Haland thotë se dëshiron më shumë kritika për formën e tij sezonin e ardhshëm, pasi ato do ta motivojnë atë për një triumf të tretë radhazi për trofeun e “Këpucës së Artë”.

haland

Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi 27 gola ndërsa Mançester Siti, fitoi titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë, ka qenë subjekt i debateve të nxehta këtë vit. Kritikat e Roi Kinitn për lojën e përgjithshme të sulmuesit, duke e krahasuar Halandin me një lojtar të Ligës së Dytë, ishin fjalët më të ashpra në drejtim të 23- vjeçarit dhe ndezën një debat të vazhdueshme mes familjeve të tyre. Por Haland i ka injoruar të gjitha çfarë është thënë për lojën e tij dhe tani po përpiqet të bëhet lojtari i parë që nga Tieri Henri në vitin 2006 që përfundon tre sezone si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

“Nëse ky është një sezon i keq, atëherë unë do ta pranoj”, tha Haland, i cili më pas shtoi me sarkazëm: “Ishte një sezon i keq, i rëndomtë dhe i thjeshtë. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi. Por sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mirë”. Haland dhe skuadra e Mançester Sitit festuan në restorantin grek “Fenix” deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës dhe do të rikthehen në stërvitje ditën e sot me për t’u përgatitur për finalen e Kupës FA të së shtunës me rivalët Mançester Junajtid. Siti mund të bëhet klubi i parë që fiton dy dopieta radhazi në Angli, me Rodrin që pranoi se shkalla e arritjeve të tyre nuk është ende në fund. “Unë nuk mendoj se jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë dhe sa e vështirë është ta fitojmë titullin katër herë radhazi”, tha mesfushori. “Kemi ndryshuar historinë, mendoj se do të mbahemi mend përgjithmonë”, shtoi spanjolli.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"