Haland është makthi i “djajve” , norvegjezi i ka shënuar Junajtidit 5 gola në 3 përballje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 8:50

Haland është makthi i “djajve” , norvegjezi i ka shënuar Junajtidit 5 gola në 3 përballje

Mançester Siti ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet kundër Mançester Junajtid, me përjashtim të fitores 2-1 të “djajve” në kampionat (në “Old Trafford” sezonin e kaluar).haland

“Qytetarët” do të kërkojnë një dopietë të gjashtë në Premier Ligë kundër Junajtid, që do të ishte më shumë se kundër çdo skuadre tjetër, ndërsa ata mund të mbajnë portën e paprekur në të dyja takimet e kampionatit kundër rivalëve të tyre në një sezon të vetëm për herë të parë që nga 1973- 74.

Ata kanë shënuar 10 gola në dy ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Junajtid, dhe do të kërkojnë tri fitore radhazi të Premier Ligës në shtëpi kundër tyre për herë të parë që nga një seri prej katër fitoresh midis 1952 dhe 1955. Siti e ka humbur secilën nga 15 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Junajtidit, në të cilat e ka parë veten në disavantazh.

MAN. SITI – Siti është i pamposhtur në 35 ndeshje në shtëpi në të gjitha kompeticionet (30 fitore, 5 barazime), një pak nga ecuria e tyre më e gjatë e tillë nën drejtimin e Pep Guardiolës, e regjistruar midis 2016 dhe 2018. Rekordi i klubit prej 42 ndeshjesh pa humbje u vendos nga dhjetori 1919 deri në nëntor 1921. Atyre u duhet edhe një gol për të arritur të shënojnë 600 gola në Premier Ligë dhe Kupa nën drejtimin e Guardiolës në “Etihad”.

Por zyrtarisht ata kanë shënuar 601 gola në ndeshjet e luajtura në “shtëpi”, pasi kanë shënuar dy herë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve të organizuar në Budapest në 2021, për shkak të masave të koronavirusit. Goli i radhës do bënte që Siti të shënonte në ndeshjen e 55-të radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet, duke barazuar një rekord që klubi e ka vendosur midis 2012 dhe 2014. Kevin de Bryjne është dy gola larg shifrës 100 të golave për Sitin në të gjitha kompeticionet.

Rodri është i pamposhtur në 58 paraqitje për Sitin në kampionat dhe Kupë, që nga humbja 1-0 në Premier Ligë me Spërsat më 5 shkurt 2023. Erling Haland ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në tetë nga 10 golat e Sitit në tri paraqitjet e tij në Premier Ligë kundër Mançester Junajtid, duke shënuar pesë herë dhe duke asistuar tre të tjerë. Lojtari i vetëm i Sitit që ka shënuar më shumë gola në Premier Ligë në derbin e Mançesterit sesa Halandi, është Serxho Aguero.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"