Haland është “fotokopja” e Ronaldos, tifozët zbulojnë veprimin e ngjashëm me portugezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 20:10

Haland është “fotokopja” e Ronaldos, tifozët zbulojnë veprimin e ngjashëm me portugezin

Erling Haland duket se nuk ndan me Kristiano Ronaldon vetëm pasionin që ka për disiplinën në stërvitje dhe përgatitjen fizike, apo urinë për të shënuar sa më shumë gola. Tifozët kanë zbuluar se mes tyre ka edhe një tjetër ngjashmëri në veprimet që bëjnë në fushën e lojës… para fillimit të ndeshjeve.

sdfsddfssfsdffsdsfd

Kur në rrjete sociale u postua foto e rreshtimit të skuadrës së Mançester Sitit para sfidës me Real Madrid, menjëherë tifozët pikasën veprimin e norvegjezit, i cili qëndronte në majë të gishtave në ato momente. Një veprim që pat marrë famë edhe nga Kristiano Ronaldo, pasi shpesh portugezi e bënte në rreshtimet e skuadrës.

gdgdgdgddgdg

Por njerëzve u ka bërë shumë përshtypje veprimi i Haland, pasi ndryshe nga Ronaldo i cili akuzohej se e bënte një gjë të tillë për t’u dukur më i gjatë në foto se shokët e skuadrës, norvegjezi ishte vetë më i gjati i ekipit dhe nuk kishte arsye ta bënte një gjë të tillë.

fdgfggddggddg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"