“Hajdutë të veshur si arbitra”, klubi i Kategorisë së Parë reagon ashpër ndaj gjykimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 19:38

“Hajdutë të veshur si arbitra”, klubi i Kategorisë së Parë reagon ashpër ndaj gjykimit

Me një postim në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi ka reklamuar golin e anuluar. E quajnë vjedhje të turpshme atë që iu bë në Peshkopi, ndaj arbitrat i quajnë “hajdutë”. Presin që FSHF-ja të marrë masa ndaj tyre dhe në vazhdim të kenë drejtësi.

besa korabi

“Vjedhje e turpshme. Hajdutë të veshur si arbitra vjedhin ndeshjen në mes të ditës. Pesë minuta para përfundimit anulohet goli i ekipit tonë, në mënyrë qesharake autogoli jepet për ‘offside’, kur dukshëm lojtari i Besës është 1 metër prapa atij të Korabit. Pjesa me e çuditshme ishte kur kryesori pyet anësorin ‘përse u anulua kur ishte autogol’, ndërsa anësori përgjigjej ‘të shikojmë videon dhe më pas të vendosim’.

Edhe sa kohë do të vazhdojnë këta ordinerë me bilbil në gojë të vendosin ndeshjet me paramendim? Edhe sa kohë do të vazhdojnë të tallen me investimet tona dhe djersën e futbollistëve??? FC Besa kërkon marrjen e masave për arbitrat e sotëm (të së shtunës) dhe të ketë drejtësi në ndeshjet e ardhshme”, shkruhej në postimin e klubit.


View this post on Instagram

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"