“Ha 4 petulla të mbushura me mjaltë para ndeshjes”, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit befason me deklaratën 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 23:44

“Ha 4 petulla të mbushura me mjaltë para ndeshjes”, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit befason me deklaratën 

Lojtari i shtrenjtë në historinë e Arsenalit, Deklan Rajs, në një intervistë për revistën “Men’s Health”, ka treguar se çfarë lloj ushqimi ha para çdo ndeshjeje dhe me këtë zbulim i ka habitur të gjithë. 

rajssss

Rajs u transferua nga Uest Hem te Arsenal për 120 milionë euro, teksa në intervistën e dhënë së fundmi pranoi se petullat me kalori të larta e ndihmojnë atë të performojë më së miri dhe shtoi se këtë lloj ushqimi e zbuloi vetëm pasi mbërriti në Arsenal dhe se në fillim u trondit. 

“Unë ha katër petulla para ndeshjes, të mbushura me shurup ose mjaltë. Betohem në Zot, është gjëja më e mirë. Kur erdha në klub, pashë lojtarët e Arsenalit duke i ngrënë ato dhe mendova: “Çfarë po ndodh këtu?” Por sinqerisht, kjo gjë më ndryshoi lojën time”, ka thënë Rice. 

Ai ka shpjeguar se ai nuk ishte në dijeni se si petullat e ndihmuan atë: 

“Unë nuk e kuptoj shkencën pas saj. Çfarë ka në to apo ndonjë gjë tjetër, por më jep një nxitje kaq të lartë energjie. Mendoj se kjo është arsyeja pse mund të vrapoj kaq shumë në fushë. Nëse luajmë në 17:30, Unë mendoj se do t’i ha edhe tetë atë ditë”, deklaroi anglezi. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"